Muhamed Broja
Kthehu te shkrimet

Hadith i Trilluar: Ngrënia e rrushit të thartë që iu ishte dhuruar Pejgamberit alejhi selam nga një njeri i varfër

Hadith
Dr. Muhamed Broja|
Hadith i Trilluar: Ngrënia e rrushit të thartë që iu ishte dhuruar Pejgamberit alejhi selam nga një njeri i varfër

Nëpër rrjetet sociale qarkullon një hadith i trilluar.

“Një ditë një njeri i varfër i solli një kalavesh rrushi Profetit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi te, si dhuratë. I emocionuar e vendosi rrushin pranë Pejgamberit, dhe tha: 'O Pejgamber i Allahut, të lutem pranoje këtë dhuratë të vogël nga unë!"

Ai ishte njeri i varfër i cili nuk kishte mundësi për më shumë. Fytyra e tij ndriçonte me lumturi pasi i’a ofroi atë dhuratë të vogël. Ishte e qartë se ai e donte Pejgamberin shumë.

Pejgamberi, e falënderoi atë me mirësjellje dhe hëngri një kokërr rrushi. Pastaj hëngri një tjetër. Ngadalë Pejgamberi e mbaroi tërë kalaveshin e rrushit vetë. Ai nuk ju dha asnjë kokërr rrushi shokëve te tij. Njeriu i varfër u largua dhe dukej sikur fluturonte nga gëzimi. Shokët e Pejgamberit u befasuan.

Zakonisht Profeti, ndante me ata çdo gjë që merrte dhuratë. Por këtë herë ishte ndryshe, ai nuk ju dha asnjë kokërr rrushi. Njëri nga shokët e pyeti me respekt: "O Pejgamber i Allahut! Si e hëngre të gjithë rrushin vet dhe nuk na dhe neve?

Pejgamberi, buzëqeshi dhe tha: "E hëngra gjithë rrushin vet sepse rrushi ishte i thartë."

Nëse do t'ua kisha ofruar, ju ndoshta do t’i bënit fytyra qesharake dhe do ta tregonit neverinë tuaj për rrushin.

Ajo do t'ia kishte lënduar ndjenjat njeriut të varfër. Vendosa që unë t'i ha të gjitha dhe ta kënaq njeriun e varfër. Nuk dëshirova t'i lëndoj ndjenjat e tij”.

Ky hadith nuk gjendet në asnjë libër të haditheve dhe nuk ka asnjë zinxhir të transmetuesve. Është një hadith i shpikur dhe nuk lejohet tregimi i tij duke ia atribuar atij të Dërguarit të Allahut, alejhi selam.

Shih: https://www.islamweb.net/ar/fatwa/271192

https://www.dorar.net/fake-hadith/794