
Muhamed Broja lindi në Mitrovicë, (09.04.1981). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Medresenë “Alauddin” – Prishtinë. Studimet e gjuhës arabe për një kohë i vazhdoi në Mbretërinë e Jordanisë, për të vazhduar më pas ato univerzitare në qytetin e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, në Universitetin Islamik të Medinës ku diplomoi në vitin 2005, në fakultetin e Hadithit.
Studimet pasuniverzitare i vazhdoi në po të njëjtin fakultet në katedrën Fikhus-Sunneh (Fikhu i Haditheve).
Temën e magjistraturës e mbrojti në degën e hadithit: “Tahkik (recensim) i një pjese të komentimit të Nesaiut, të autorit Abdurrahman el-Behkeli (nxënës i Sheukanit)”
Studimet i përmbylli me doktoratë me temën “Qartësimi i haditheve me hadithe të tjera në kapitullin e kurorëzimit dhe shkurorëzimit dhe kapitujve çka lidhen me to”. Tani jeton dhe vepron në qytetin e Mitrovicës ku shërben si imam dhe ligjerues.